Bota

Pas shqetësimeve për moshën e Biden Harris: Jam gati për të shërbyer

59-vjeçarja Harris është përballur me një kontroll në rritje për aftësitë e saj si e para në radhë për presidencë, nëse demokrati Biden do të paaftësohet ose do të largohet.

13 Shkurt 2024, 18:57 Nga S.N
Pas shqetësimeve për moshën e Biden Harris: Jam gati për
Kamala Harris

SHBA- Kamala Harris, zëvëndës Presidentja e SHBA-ve ka thënë se është “gati për të shërbyer”. Kjo përgjigje e saj vjen pasi ka pasur shumë shqetësime nga votuesit për moshën e presidentin Joe Biden, shkruajnë mediat e huaja.

59-vjeçarja Harris është përballur me një kontroll në rritje për aftësitë e saj si e para në radhë për presidencë, nëse demokrati Biden do të paaftësohet ose do të largohet.

Në një intervistë zëvëndës Presidentja tha: Jam gati të shërbej, nuk ka dyshim për këtë. Ajo është zëvëndës Presidentja e parë afrikano-aziatike dhe femër në historinë e SHBA. Sa i përket aftësive të saj ajo ka thënë se kushdo që e sheh në punë largohet plotësisht i vetëdijshmë për aftësinë në të udhëhequr.

Pasi dy ditë më parë u publikua një intervistë e Biden nga Robert Hur, këshilltari i posaçëm nxorri një raport ku tha se presidenti do të ndeshej me një juri si i moshuar me qëllime të mira por me kujtesë të dobët.

Shtëpia e Bardhë ka reaguar ashpër ndaj raportit, duke vënë në dukje se Hur intervistoi Bidenin kur ai ishte në presion të fortë një ditë pas sulmeve të Hamasait në Izrael në 7 tetor.

Harris i doli në mbrojtje Bidenit dhe e quajti raportin e prokurorit special si të motivuar politikisht. Ajo ka marrë një rol në rritje në fushatën rizgjedhore të Biden. Teksa republikanët e kanë vënë në shënjestër shpesh atë.

kamala harris shba

Sondazh

Poll