Sport

Vllaznia modifikon logon… klubi shkodran nis festimet e ditëlindjes, mbush 105 vjeç!

Vllaznia është ‘pionieri’ dhe klubi më i vjetër i futbollit në Shqipëri, i themeluar në vitin 1919…

13 Shkurt 2024, 17:21 Nga DOSJA

Vllaznia modifikon logon… klubi shkodran nis festimet e ditëlindjes,

SHKODER - Vllaznia, klubi më i vjetër në Shqipëri, sot ka nisur festimet e 105-vjetorit të krijimit (16 shkurt 1919). Klubi shkodran ka prezantuar edhe logon e re të 105-vjetorit, që do ta shoqërojë skuadrën kuqeblu në gjithë javën, në kuadrin e festimeve të këtij përvjetori të klubit.

“Sot po prezantojmë logon zyrtare të 105-vjetorit të themelimit të këtij emri të madh të futbollit shqiptar. Një logo që do të na shoqërojë gjithë javën në kuadrin e festimeve të këtij përvjetori të klubit më të vjetër në Shqipëri.

Ftojmë të gjithë pjestarët e klubit tonë, tifozë, sportdashës e dashamirës të Vllaznisë, ta vendosin këtë logo në profilin e tyre. Ditëlindja e Vllaznisë e meriton gjithmonë të festohet ashtu si duhet!”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 13 Shkurt 2024, 14:51

Algjeria pret përgjigjen e Carlos Queiroz

ALGJERI - Shtypi algjerian raporton se Carlos Queiroz do të jetë pasardhësi i Djamel Belmadi si trajner i kombëtares së këtij vend...