Sport

VIDEO/ Pioli, 100 fitore me Milanin! Dhuratë, një fanelë e firmosur nga lojtarët…

Trajneri u shpërblye nga CEO Furlani dhe u duartrokitur nga i gjithë ekipi, ishte edhe Ibra

13 Shkurt 2024, 19:09 Nga DOSJA

VIDEO/ Pioli, 100 fitore me Milanin! Dhuratë, një fanelë e

ITALI - Ditë e veçantë për Stefano Piolin, i cili ndaj Udineses kaloi kufirin e 100 fitoreve si trajner i Milanit në Serinë A. Para stërvitjes së sotme, trajneri i kuqezinjve u përgëzua nga skuadra dhe drejtuesit. 

Drejtori i Përgjithshëm Giorgio Furlani i dhuroi atij një medalje dhe një fanelë të personalizuar të Milanit (Mr. Pioli me numrin 100) të firmosur nga të gjithë lojtarët. 

Të pranishëm ishin edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili përqafoi Piolin pas mbërritjes së tij, kreu i skautingut Geoffrey Moncada dhe drejtorin sportiv Antonio D'Ottavio.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll