Bota

“Heshtja është një armë”/ Në Kosovë përdhunimet janë përdorur si teknikë e spastrimit etnik

12 Nëntor 2019, 07:41 Nga DOSJA
“Heshtja është një armë”/ Në Kosovë

PRISHTINË- Ditën e djeshme në Prishtinë është mbajtur konferenca ndërkombëtare në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Qendrës së Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ku ka marrë pjesë  edhe fituesi i çmimit Nobel për Paqe në vitin 2018, Dr. Denis Mukwege i cili gjatë fjalimit të tij ka theksuar se përdhunimet që kanë ndodhur gjatë kohës së luftës në Kosovë, kanë qenë një nga mënyrat për të realizuar spastrimin etnik.

Gjatë fjalës së tij Denis Mukwege theksoi se mos marrja e ndëshkimeve për ata persona që kanë kryer dhunë seksuale  në kohën e luftës dërgon porosi negative për të gjitha viktimat, ndërsa shton se një përmiresim i viktimave të përdhunimeve në Kosovë do të arrihet atëherë  kur  të ngrenë  zërin  e të flasin të gjithë

Heshtja është një armë absolute që lejon vazhdimin e dhunës seksuale, armë që mbron kryesin e aktit. Nëse e lëmë të pa shqetësuar atëherë ai do të vazhdojë dhunën. Faktori i dytë është mosndëshkimi. Njëzet vjet nga lufta në Kosovë, nuk ka pasur dënime në asnjë rast. Ky është një mesazh shumë negativ për viktimat e dhunës seksuale. Drejtësia jo vetëm që luan rolin e ndëshkimit, por gjithashtu luan një rol në parandalimin e gjërave të tilla, që të mos ndodhin përsëri duke ndihmuar viktimën të rimëkëmbet. Kudo qe shkojmë do të gjejmë pasojat e njëjta, por në Kosovë përdhunimi është përdor si teknikë e spastrimit etnik ose duke e detyruar popullatën të ikin prej vendit të tyre. Në Siri bëhet shitja e grave dhe është turp i njerëzimit tonë. Përdhunimi i luftës nuk duhet të ngatërrohet me një akt seksual pa pëlqim dhe poshtërue. Përdhunimi është t’i mohohet karakteri njerëzor dhe synon shkatërrimin e gruas. Përgjegjësia jonë e përbashkët ka për qëllim t’i përgjigjet me humanitet kësaj të keqeje”, -u shpreh Mukwege, i cili pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar duke ndihmuar viktimat e dhunës seksuale në Republikën Demokratike të Kongos.

Ndërkohë po në këtë konferencë ka mbajtur fjalën e saj edhe  Drejtoresha e Qendrës së Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, e cila ka thënë se këto 20 vjet nuk ka qenë aspak e  lehtë për shkak se çdo viktimë e dhunës seksuale nuk ka pasur mbështetjen e duhur  dhe janë paragjykuar.

“Në rrethana të tilla të mbijetuarat e dhunës seksuale janë gjetur shpeshherë të vetmuara dhe mund të them në përvojën tonë 20 vjeçare të dëshpëruara, të lënë anash nga familja, shoqëria por edhe institucionet. Shumica e viktimave fatkeqësisht kanë qenë gra dhe vajza, përderisa kishte raporte për të mbijetuar meshkuj të dhunës seksuale. Bilanci i këtyre krimeve të përdhunimeve të luftës nuk mund të dihet saktësisht por burimet ndërkombëtare thonë se janë rreth 20 mijë veta, fatkeqësisht shumë nga to kanë vdekur, shumë nga ato janë të zhdukura. Fatkeqësisht gratë dhe vajzat kanë qenë shënjestër drejtpërdrejt të dhunës si mjet lufte, luftë e cila për to kurrë nuk do të ketë një fund pasi që gratë e përdhunuara gjatë luftës jo vetëm që janë viktima të dhunës seksuale, por të mbijetuara të torturës por edhe bartëse të kësaj episode të rënd. Ato shpesh janë viktima të paragjykimit dhe të diskriminimit”,– u shpreh Rushiti.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni denis mukwege kosove qendra për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës denis mukwege kosove qendra për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës

Sondazh

Poll