Bota

"Për pak shpërtheu lufta në Kosovë", Kryeministri i Kroacisë: Aplikimi i shërbimit ushtarak, një çështje e rëndësishme

Lidhur me këtë çështje, kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka thënë se po punohet në disa opsione dhe se siguria e vendit është në rend të parë.

13 Shkurt 2024, 18:23 Nga M.B
"Për pak shpërtheu lufta në Kosovë", Kryeministri
Andrej Plenkoviç

KROACIA- Në Kroaci është mjaft aktuale çështja e aplikimit të shërbimit ushtarak. Lidhur me këtë çështje, kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka thënë se po punohet në disa opsione dhe se siguria e vendit është në rend të parë. Plenkoviç tha se është koha që të hapin sytë dhe të ngrenë kokën.

“Nëse ngremë kokën dhe dalim nga oborri ynë, çfarë lloj bote shohim rreth nesh? Një botë në të cilën fuqia bërthamore Rusia po kryen agresion brutal kundër Ukrainës tonë mike për dy vjet. Katër rajone janë pushtuar, janë aneksuar. Edhe Krimea është aneksuar”, tha Plenkoviç.

Plenkoviç përmendi gjithashtu konflikte të tjera botërore që shtrihen deri në Jemen, raporton “klix.ba”.

“Para katër muaj e gjysmë ka pasur tensione të tilla në Kosovë dhe për pak ka shpërthyer lufta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëse shikojmë tensionet në vendet e tjera në fqinjësinë tonë, nëse shikojmë kërcënimet e shkaktuara nga migrimi i paligjshëm. Atëherë fjala e vetme që vjen në fokusin tonë, është siguria”, tha Plenkoviç.

Ai shtoi se angazhimi i fundit në lidhje me prokurimin e transportuesve Bradley si dhe blerjen e avionëve Rafal është mesazhi i tij për një Kroaci të sigurt.

“Ne në Kroaci e kemi pezulluar shërbimin ushtarak për më shumë se 15 vjet. Ju keni breza të rinjsh që nuk dinë asgjë për disa aftësi në rrethana të ndryshuara. Kjo nuk është një përpjekje për të futur shërbimin e detyrueshëm ushtarak si në të kaluarën, por në këto rrethanat e sigurisë vendosëm t’i kërkojmë ministrit Anushiq që të analizojë disa opsione për ne. Nuk do të flemë dhe do të pretendojmë se gjithçka është mirë, kurse rreth nesh ka vatra të krizës sa të duash”, tha Plenkoviç.

Kryeministri kroat, paralajmëroi organizimin e një diskutimi në të cilin do të shqyrtohen të gjitha opsionet që kanë të bëjnë me vendosjen e shërbimit ushtarak.

“Do të organizojmë dalëngadalë një diskutim për të parë se çfarë na duhet. E pyetëm shefin e Shtabit të Përgjithshëm se si është situata, nga vijnë të rinjtë që shërbejnë në ushtri. Nga Sllavonia dhe Dalmacia, familjet e veteranëve. Mendoni se ukrainasit para vitit 2013 e shikonin ushtrinë si sot? Të gjithëve optika po iu ndryshon”, tha Plenkoviç.

 

andrej plenkoviç kosova kroacia

Sondazh

Poll