Bota

Ish-kryeministri i burgosur i Tajlandës është vendosur që të lirohet/ Pritet të shtohen trazirat politike në Tajlandë

Thaksin është kreu i një dinastie të famshme politike dhe dhe ish-pronar i klubit të futbollit Manchester City.

13 Shkurt 2024, 18:21 Nga S.N
Ish-kryeministri i burgosur i Tajlandës është vendosur që
Thaksin Shinawatra

TAJLANDË- Ish-kryeministri i Tajlandës, Thaksin Shinawatra i cili ishte i burgosur do të lirohet së shpejti shkruajnë mediat e huaja. Ai do të lirohet nga paraburgimi pasi u miratua lirimi i tij me kusht

miratua lirimi i tij me kusht.Thaksin është kreu i një dinastie të famshme politike dhe dhe ish-pronar i klubit të futbollit Manchester City. Ai ishte kryeministër i Tajlandës nga viti 2001 derisa u rrëzua nga një grusht ushtarak shteti  në 2006 kur ishte ne New York.

Ai u kthye në Tajlandë pasi ishte larguar prej 15 vitesh. Thaksin u dënua me 8 vite burg për konflikt interesi, shpërdorim të pushtetit dhe korrupsion dhe u shpall fajtor në mungesë.

Një javë më vonë pas dënimit të tij, u kuptua se Thaksin nuk do të rrinte shumë kohë pas hekurave. Atij iu ul dënimi nga Mbreti i Tajlandës në vetëm 1 vit burg, pasi Thaksin paraqiti një kërkesë për falje mbretërore.

Ditën e sotme u njoftua se Thaksin është një nga 930 të burgosurit, të cilëve u është dhënë lirim me kusht këtë muaj. Ai u kualifikua për lirimin me kusht, pasi bën pjesë në të burgosurit mbi 70 vjeç dhe është me një sëmundje të rëndë kronike.

Pavarësisht mungesës së tij për shumë vite në Tajlandë, ai ruajti një ndikim të madh në politikën tajlandeze. Deri vitin e kaluar, partia politike aleate me Thaksin, kishte fituar më shumë vende në çdo zgjedhje që nga viti 2001. Lirimi i tij nga burgu rifut një figurë të tmerrshme dhe përçarëse në një kohë të trazuar politike në Tajlandë.

thaksin shinawatra tajlande

Sondazh

Poll