Sport

Dani Alves braktiset edhe nga kompania e komunikimit, që menaxhonte imazhin e tij

Sipas Mundo Deportivo, kompania që menaxhonte komunikimet dhe imazhin publik të Dani Alves, që kur ai u akuzua për sulm seksual ndaj 23-vjeçarit, e ka braktisur atë.

13 Shkurt 2024, 15:50 Nga DOSJA
Dani Alves braktiset edhe nga kompania e komunikimit, që menaxhonte imazhin

SPANJE - Gjyqi ndaj Dani Alves ka përfunduar dhe tashmë ish-futbollisti brazilian po numëron mbrapsht për të marrë vendimin përfundimtar të Gjykatës së Barcelonës, i cili pritet më 27 shkurt.

Kanë kaluar një vit e dy muaj që kur Alves është mbajtur në burgun Brians 2 që kur u arrestua në dhjetor 2022 për sulm seksual ndaj një gruaje 23-vjeçare në një klub nate në Spanjë.

Gjatë gjithë kësaj kohe, dhe konkretisht nga marsi i vitit 2023, 40-vjeçari kishte punësuar një kompani, e cila menaxhonte dhe kujdesej për imazhin e tij publik, ndërsa kishte marrë përsipër edhe pjesën e komunikimit.

Ndër të tjera, ajo i ka ofruar Alves një analizë të detajuar të të gjitha lajmeve të publikuara në Spanjë për rastin e tij dhe ka kontrolluar deklaratat e lojtarit nga burgu.

Megjithatë, sipas “Mundo Deportivo”, kjo kompani e braktisi atë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 13 Shkurt 2024, 14:51

Algjeria pret përgjigjen e Carlos Queiroz

ALGJERI - Shtypi algjerian raporton se Carlos Queiroz do të jetë pasardhësi i Djamel Belmadi si trajner i kombëtares së këtij vend...

Sport 13 Shkurt 2024, 13:58

Joan Laporta, në kufirin e durimit…

SPANJE - Durimi i Joan Laportës ka filluar të mbarojë. Barazimi ndaj Granadës në Montjuïc (3-3) nxorri të gjithë ze...