Sport

Algjeria pret përgjigjen e Carlos Queiroz

Trajneri portugez ka folur tashmë me drejtuesit e federates, të cilët janë në pritje të një vendimi

13 Shkurt 2024, 14:51 Nga DOSJA
Algjeria pret përgjigjen e Carlos Queiroz

ALGJERI - Shtypi algjerian raporton se Carlos Queiroz do të jetë pasardhësi i Djamel Belmadi si trajner i kombëtares së këtij vendi. Federata Algjeriane e Futbollit (FAF) i ka paraqitur një ofertë trajnerit portugez dhe është në pritje të një përgjigjeje. 

Sipas të njëjtit burim, në bisedë me presidentin e FAF-it, trajneri portugez 70-vjeçar ka identifikuar si problem për skuadrën algjeriane aspektin mendor. Carlos Queiroz gjithashtu pranoi se skuadra ka shumë talent dhe është një nga skuadrat më të mira në kontinentin afrikan.

Procesi i largimit të Djamel Belmadit ka qenë një pengesë. Mësohet se trajneri algjerian i kërkoi FAF-it një dëmshpërblim të lartë, duke pretenduar se mënyra se si u shkarkua ishte “fyese”. 

Algjeria u eliminua në fazën e grupeve CAN'2023 pa asnjë fitore dhe me vetëm dy pikë. Duhet theksuar se skuadra ka dy tituj afrikanë, të fituar në vitin 1990 dhe 2019.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 13 Shkurt 2024, 13:58

Joan Laporta, në kufirin e durimit…

SPANJE - Durimi i Joan Laportës ka filluar të mbarojë. Barazimi ndaj Granadës në Montjuïc (3-3) nxorri të gjithë ze...