Sport

Mbappé do të rikthehet ndaj Real Sociedad

Trajneri Luis Enrique thotë se sulmuesi francez mund të jetë titullar

13 Shkurt 2024, 15:24 Nga DOSJA
Mbappé do të rikthehet ndaj Real Sociedad

FRANCE - Kylian Mbappé mund të startojë kundër Real Sociedad të mërkurën, në ndeshjen e parë të xhiros së 16-të të Champions League, tha trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique.

Sulmuesi ishte në dyshim, pasi u dëmtua në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Brest, më 7 shkurt, në të cilën u largua me ankesa dhe humbi ndeshjen e Ligue 1 kundër Lille, të shtunën.

Luis Enrique bëri një pasqyrë të fitores së PSG-së në Kupën e Francës dhe dha informacione të reja për një dëmtim të mundshëm të Kylian Mbappé.

“Unë besoj se kur një skuadër ka një lojtar të kalibrit të Kylian Mbappe, e vetmja gjë që duhet kuptuar është se sa më shumë të luajë, aq më mirë është për skuadrën. Ai mund të kishte luajtur katër ditë më parë (me Lille), por rreziku nuk ia vlente”,- shpjegoi trajneri spanjol.

Në lidhje me të ardhmen e tij në klub, ai u pyet nëse kjo mund të jetë ndeshja e tij e fundit në shtëpi në kompeticionin për PSG-në: “Nuk e di. Unë nuk e shoh atë të trishtuar apo të lumtur, ai është ashtu siç është zakonisht.”

Përsa i përket ndeshjes me Real Sociedad, ai tha se “është shumë e thjeshtë: Duhet t'ia heqësh topin sa më shpejt të jetë e mundur dhe të përpiqesh të mos e humbësh. Të mos harrojmë se Reali është një nga skuadrat që ka pësuar më pak gola, është një kundërshtar që nuk noton dhe ushtron presion agresiv. Ata janë një nga ekipet më të mira në kompeticion. Nuk ka rëndësi nëse them se jemi favoritë, kjo do të duhet të demonstrohet”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 13 Shkurt 2024, 14:51

Algjeria pret përgjigjen e Carlos Queiroz

ALGJERI - Shtypi algjerian raporton se Carlos Queiroz do të jetë pasardhësi i Djamel Belmadi si trajner i kombëtares së këtij vend...

Sport 13 Shkurt 2024, 13:58

Joan Laporta, në kufirin e durimit…

SPANJE - Durimi i Joan Laportës ka filluar të mbarojë. Barazimi ndaj Granadës në Montjuïc (3-3) nxorri të gjithë ze...