Sport

Federata Saudite ndëshkon “rebelët” e Mancinit, tre prej tyre janë të Al Nassr-it...

Masa të rënda për Nawaf Al Aqidi, Mohammed Marran dhe Sulltan Al Ghannam, klubi do të apelojë…

13 Shkurt 2024, 14:43 Nga DOSJA
Federata Saudite ndëshkon “rebelët” e Mancinit, tre prej

ARABIA SAUDITE - Federata saudite njoftoi ndëshkimin e gjashtë lojtarëve të ekipit kombëtar, që refuzuan të merrnin pjesë në Kupën e fundit të Azisë, pasi u thirrën nga trajneri Roberto Mancini. 

Dhe Al Nassr është klubi më i penalizuar. Luís Castro pa tre lojtarë të tij të ndëshkuar, duke filluar me portierin Nawaf Al Aqidi, i cili u pezullua për pesë muaj dhe u gjobit me 74.260 euro. Sulmuesi Mohammed Marran është jashtë për një muaj, duke u gjobitur me 49.500 euro, shumë që do të duhet të paguajë edhe mbrojtësi Sulltan Al Ghannam, por pa kaluar asnjë periudhë jashtë fushës. 

Al-Nassr do të apelojë vendimet. Khalid Al-Ghannam dhe Ali Hazazi (të dy nga Al Ettifaq) gjithashtu u pezulluan për një muaj (me një gjobë prej 49.500 euro) dhe Salman Al-Faraj (Al Hilal) do të duhet të paguajë vetëm 24.750 euro.

Ndërkohë Cristiano Ronaldo dhe Al-Nassr kanë vazhduar përgatitjet dje për vizitën e tyre në Al Fayha, nesër në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League të Azisë. Një ndeshje në të cilën Luís Castro tani do të mund të përdorë australianin Aziz Behich, i punësuar së fundmi për të plotësuar vendin vakant të lojtarit aziatik. 

Megjithatë, trajneri portugez mund të llogarisë vetëm në pesë të huaj të tjerë, kufiri i lejuar në garë. Dhe sipas shtypit saudit, Otávio duhet të jetë një nga të sakrifikuarit, pasi të zgjedhurit do të jenë Cristiano Ronaldo, Laporte, Brozovic, Talisca dhe Sadio Mané.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 13 Shkurt 2024, 13:58

Joan Laporta, në kufirin e durimit…

SPANJE - Durimi i Joan Laportës ka filluar të mbarojë. Barazimi ndaj Granadës në Montjuïc (3-3) nxorri të gjithë ze...