Bota

12 të vdekur dhe 24 të infektuar, meningjiti që po përhapet përmes ndërhyrjeve kozmetike

Më vonë u zbulua se shpërthimi ishte shkaktuar nga një injeksion i kontaminuar që futi kërpudhat në shtyllat kurrizore të tyre.

13 Shkurt 2024, 15:44 Nga S.B
12 të vdekur dhe 24 të infektuar, meningjiti që po përhapet
foto ilustruese

SHBA- Një shpërthim vdekjeprurës i meningjitit u shkaktua nga kërpudhat që hanë përmes enëve të gjakut dhe sulmojnë trurin e pacientëve. Infeksionet vranë të paktën 12 njerëz në Matamoros, Meksikë, vitin e kaluar ku të gjithë i ishin nënshtruar një operacioni kozmetik si implantet e gjoksit ose ngritja e të pasmeve. Rreth 24 raste të konfirmuara ishin nga SHBA, përfshirë Teksasin, sipas raporteve, ndërsa të paktën gjysma ishin nga Meksika.

Më vonë u zbulua se shpërthimi ishte shkaktuar nga një injeksion i kontaminuar që futi kërpudhat në shtyllat kurrizore të tyre. Studiuesit që po shqyrtojnë rritjen shkatërruese të rasteve thanë se mikrobi synonte në mënyrë agresive bazën e trurit të pacientëve.

Dr Louis Ostrosky, nga UTHealth Houston, i tha NBC News: "Ajo që ne pamë është kjo: kërpudhat hanë përmes enëve të gjakut dhe gjithashtu shkaktojnë mpiksje."

Meningjiti është një infeksion i indeve mbrojtëse që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore. Mund të çojë në raste vdekjeprurëse dhe të rezultojë në dëmtim të përhershëm të trurit ose nervave, dhe është më i zakonshëm tek foshnjat, fëmijët e vegjël, adoleshentët dhe të rriturit. Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, të qenit i sëmurë, dhimbje koke, skuqje, qafë të ngurtë, mos durim ndaj dritave, përgjumje etj.

Një raport, i publikuar në New England Journal of Medicine, zbuloi se kjo ishte shkaktuar nga kërpudhat e quajtura Fusarium solani. Mjekët studiuan 13 pacientë të cilët u prekën nga shpërthimi dhe filluan të përjetonin simptoma mesatarisht 39 ditë pas operacionit të tyre. Ata u infektuan pasi ju injektua anestezia epidurale - një injeksion i përdorur për të ndaluar dhimbjen në pjesë të trupit që jepet për disa operacione - midis janarit dhe majit të vitit të kaluar. Nëntë nga pacientët pra 69 për qind vdiqën nga meningjiti. Shumë njerëz udhëtojnë në vende si Meksika, Turqia dhe Tajlanda për procedura mjekësore me çmim të ulët.

menigjiti kerpurdha

Sondazh

Poll