Bota

Këshilltarja e Kurtit drejtuar ambasadorit gjerman: Serbia është ajo që po refuzon nënshkrimin e marrëveshjes

Ambasadori gjerman tregoi për nisjen e Konferencës së Sigurisë në Mynih këtë të premte duke folur dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

13 Shkurt 2024, 15:27 Nga M.B

 

Këshilltarja e Kurtit drejtuar ambasadorit gjerman: Serbia është
Fëllanza Podrimaj dhe Albin Kurti

 

KOSOVA- Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Fëllanza Podrimaj, ka reaguar ndaj ambasadorit gjerman Jorn Rohde lidhur me një deklaratë të tij në platformën “X” ku preku mënyrën e të bërit politikë në Kosovë e Serbi. Ambasadori gjerman tregoi për nisjen e Konferencës së Sigurisë në Mynih këtë të premte duke folur dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Tema këtë vit është dinamika e humbjes në politikë. A nuk përputhet kjo në mënyrë të përkryer me atë që po shohim aktualisht mes Kosovës dhe Serbisë? Të dyja kënaqin deri tani audiencën e tyre lokale, por nuk u afrohen më shumë qëllimeve të përbashkëta siç është Bashkimi Evropian”, shkroi ambasadori Rohde.

E këshilltarja e Kurtit, Fëllanza Podrimaj ka reaguar duke thënë se nënshkrimi i marrëveshjes me aneksin e Ohrit do të ishte fitimprurëse, por që Serbia po e refuzon këtë.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së BE-së me aneksin e Ohrit do të ishte fitimprurëse! Fatkeqësisht, njëra palë jo vetëm që e refuzon këtë, por e lufton në çdo front”, ka shkruar ajo në “X”.

kosova serbia

Sondazh

Poll