Bota

Pamje të reja, Mbreti Charles dhe Camilla rikthehen në Londër

Mbreti është kthyer në Londër për takimet e tij të vazhdueshme për trajtimin e kancerit dhe takimet me stafin e pallatit.

13 Shkurt 2024, 14:12 Nga S.B
Pamje të reja, Mbreti Charles dhe Camilla rikthehen në Londër
Mbreti Charles

MBRETËRI E BASHKUAR- Monarku 75-vjeçar u fotografua në pjesën e pasme të një makine së bashku me Camillën, 76 vjeç, ndërsa dyshja u dërguan në Clarence House, rezidencën zyrtare të Mbretit, të martën në mëngjes. Mbreti është kthyer në Londër për takimet e tij të vazhdueshme për trajtimin e kancerit dhe takimet me stafin e pallatit.

Kthimi i Mbretit në Londër vjen pasi ai dhe Camilla ndoqën një shërbim kishtar në kishën e ‘Shën Mary Magdalene‘ në Sandringham, Norfolk të dielën. Charles përshëndeti me dorë fotografët ndërsa ai po shkonte për në kishë së bashku me gruan e tij. Ajo ishte dalja e tij e parë publike që nga fillimi i trajtimit të kancerit javën e kaluar.

Pamje të reja, Mbreti Charles dhe Camilla rikthehen në Londër
Mbreti Charles dhe Camilla

Pallati njoftoi se Mbreti ishte diagnostikuar me kancer më 5 shkurt. Njoftimi, i cili nuk specifikonte se me çfarë forme kanceri është diagnostikuar Charles, erdhi një javë pas operacionit të tij për një prostatë të zgjeruar.

mbreti charles camilla mbreti charles diagnostifikohet me kancer

Sondazh

Poll