Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Bilisht-Miras, plagosen 2 drejtuesit e automjeteve

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spitalin e Bilishtit, jashtë rrezikut për jetën.

13 Shkurt 2024, 15:48 Nga E.d
Aksident në aksin rrugor Bilisht-Miras, plagosen 2 drejtuesit e automjeteve
Foto, aksidenti

BILISHT- Një aksident ka ndhodhur ditën e sotme rreth orës 15:20 në aksin rrugor Bilisht-Miras. Ku një 53-vjeçar me iniciale A. A i cili drejtonjte një mjet të tipit Isuzu është përplasur me një mjet tjetër me drejtues një 26-vjeçar me iniciale R. L. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spitalin e Bilishtit, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Devoll/Informacion paraprak Më datë 13.02.2024, rreth orës 15.20, në aksin rrugor "Bilisht-Miras", pranë kryqëzimit të fshatit Kuç, automjeti tip "Isuzu" me drejtues shtetasin A. A., 53 vjeç, banues në Kuç është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin R. L., 26 vjeç, banues në fshatin Përparimaj. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spitalin e Bilishtit, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

bilisht-miras aksident në bilisht

Sondazh

Poll