Aktualitet

EMRI/ Tentoi të digjte flamurin e të ashtuquajturit 'Vorio Epir', arrestohet 33-vjeçari

Policia ka shoqëruar në komisariat Bledar Çakallin, për veprime të mëtejshme procedurale.

13 Shkurt 2024, 15:48 Nga h.k
EMRI/ Tentoi të digjte flamurin e të ashtuquajturit 'Vorio
Foto nga ngjarja

TIRANË- Teksa mbahej pretenca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, një qytetar është paraqitur para SPAK dhe ka tentuar të djegë një flamur të ashtëquajtur të Vorio Epirit. Pas kësaj, policia ka shoqëruar në komisariat Bledar Çakallin, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pjesë nga njoftimi:

Ditën e sotme, para hyrjes së SPAK-ut, shtetasi B. Ç., 33 vjeç, ka shpalosur dhe tentuar të djegë një flamur të ashtuquajtur Vorio Epiriot. 33-vjeçari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

policia spak bledar cakalli

Sondazh

Poll