Aktualitet

Procedohen 2 persona në Lushnje, vodhi çantën në një lokal, shpallet në kërkim 57-vjeçari

Po ashtu 45-vjeçari me iniciale E. SH pasi në një magazinë në pronësi të tij, u konstatua se po kryente punime ndërtimi, pa leje, dhe se kishte krijuar lidhje të paligjshme për furnizim me ujë.

13 Shkurt 2024, 14:13 Nga E.d

 

Procedohen 2 persona në Lushnje, vodhi çantën në një
Policia

LUSHNJE- Procedohen në Lushnje 2 persona për vepra të ndryshme penale dhe shpallet në kërkim një tjetër. Filluan procedimet për A. Q pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe nga kontrolli i ushtruar, iu gjet dhe sekuestrua një pistoletë sportive. Po ashtu 45-vjeçari me iniciale E. SH pasi në një magazinë në pronësi të tij, u konstatua se po kryente punime ndërtimi, pa leje, dhe se kishte krijuar lidhje të paligjshme për furnizim me ujë.

Gjithashtu Prokuroria shpall në kërkim 57-vjeçarin me iniciale I. M pasi dyshohet se në një lokal, i ka vjedhur një shtetaseje, çantën në të cilën ajo mbante vlera monetare, dokumente dhe sende personale.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: A. Q., banues në Lushnjë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe nga kontrolli i ushtruar, iu gjet dhe sekuestrua një pistoletë sportive;

E. Sh., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nga kontrolli i shërbimeve të Policisë, në një magazinë në pronësi të tij, u konstatua se po kryente punime ndërtimi, pa leje, dhe se kishte krijuar lidhje të paligjshme për furnizim me ujë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. M., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në një lokal, i ka vjedhur një shtetaseje, çantën në të cilën ajo mbante vlera monetare, dokumente dhe sende personale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

policia e lushnjes

Sondazh

Poll