Bota

Vizita njëditore në Britani, Kurti: Siguria është themeli mbi të cilin Kosova vazhdon të rritet

Paneli u organizua nga  Instituti i Politikave "Chatham House’’ ku mbajti fjalën e tij edhe Kurti.

13 Shkurt 2024, 11:01 Nga N.F
Vizita njëditore në Britani, Kurti: Siguria është themeli
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vizitën e tij në Britani të Madhe ka marrë pjesë në panelin e ku u diskutua për gjeopolitikën evropiane si dhe për Kosovën. Paneli u organizua nga  Instituti i Politikave "Chatham House’’ ku mbajti fjalën e tij edhe Kurti.

Përmes një postimi në platformën "X", Kurti shkuan se siguria e Kosovës është themeli mbi të cilin vendi mund të vazhdojë të rritet ndërsa falenderoi institutin për ftesën.

"Siguria e Kosovës dhe mbështetja për të është themeli mbi të cilin vendi ynë mund të vazhdojë të rritet. Falenderoj ChathamHouse dhe UCL për ftesën në një panel ku u diskutua mbi Kosovën, gjeopolitikën evropiane dhe më shumë”, ka shkruar ai.

Kurti të hënën ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuar dhe në qëndrimin e tij njëditor atje ka pasur takime me zyrtarë të institucioneve.

albin kurti kosova angli

Sondazh

Poll