Bota

Ministri italian i Mbrojtjes shtrohet me urgjencë në spital për shkak të dhimbjeve të forta në gjoks, çfarë dyshohet

Nuk ka ende të dhëna për problemin e saktë shëndetësor, por burime spitalore thonë se mund të jetë perikarditi.

13 Shkurt 2024, 09:20 Nga r.ll
Ministri italian i Mbrojtjes shtrohet me urgjencë në spital për
guido crosseto

ITALI- Ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto është shtruar me urgjencë në spital gjatë natës. Pas dhimbjeve të vazhdueshme që prej mëngjesit të djeshëm, ministri Crosetto është paraqitur në urgjencën e spitalit San Carlo di Nancy në Romë, me dhimbje të forta gjoksi. 

Ai u vu menjëherë nën kujdesin e mjekëve, shkruajnë mediat italiane. Nuk ka ende të dhëna për problemin e saktë shëndetësor, por burime spitalore thonë se mund të jetë perikarditi.

Perikarditi është një inflamacion i strukturës në formë qese që përmban dhe mbron zemrën, e përbërë nga dy membrana të ndara nga një shtresë shumë e hollë lëngu.  Shkaqet e inflamacionit mund të jenë të shumëfishta dhe saktësia e diagnozës është hapi i parë drejt terapisë efektive. Simptoma më e shpeshtë e perikarditit akut është dhimbja, përgjithësisht e lokalizuar në gjoks.

 

guido crosseto itali

Sondazh

Poll