Bota

Ndihmuan bosin e mafias italiane, arrestohen dy djemtë e shoferit të Messina Denaros

Të arrestuarit janë Antonino Luppino dhe Vincenzo Luppino të cilët janë djemtë e sipërmarrësit Campobello di Mazara, Giovanni Luppino i cili ishte shoferi i bosit të mafias. 

13 Shkurt 2024, 09:54 Nga N.F
Ndihmuan bosin e mafias italiane, arrestohen dy djemtë e shoferit të
Matteo Messina Denaro

ITALI- Autoritet italiane kanë vënë në pranga dy djemtë e shoferit të bosit të mafias italiane, Matteo Messina Denaro. Të arrestuarit janë Antonino Luppino dhe Vincenzo Luppino të cilët janë djemtë e sipërmarrësit Campobello di Mazara, Giovanni Luppino i cili ishte shoferi i bosit të mafias. Giovanni Luppino përfundoi në pranga me Denarion më 16 janar të një viti më parë. Ata akuzohen për ndihmë dhe moszbatim të rëndë të dënimit.

Sipas prokurorisë, Luppinot i dhanë Messina Denaros "ndihmë të çmuar" për të lëvizur nëpër zonën ku bosi ka jetuar kohët e fundit. Dy vëllezërit, sipas akuzave nga viti 2018 deri në vitin 2022, kanë jetuar pak metra larg strehës së fundit të Denaros në Campobello di Mazara, duke ndarë informacione thelbësore me babain e tyre për menaxhimin e statusit të arratisur të bosit të mafias. 

Më 29 dhjetor 2022, pak ditë para arrestimit, Matteo Messina Denaro kaloi me makinë pranë shtëpisë së ish-partneres së tij, nënës së vajzës së tij dhe motrave të tij Bice dhe Giovanna në Castelevetrano. Furgoni i Vincenzo Luppino-s e ka ndjekur dhe ka vepruar si eskortë. 

Kamerat e qytetit pikasën furgonin që ndiqte Giulietta-n e Denaros teksa kalonte në orën 17:12 nën shtëpinë e Franca Alagna, ish-partneres në orën 17:15.  Eskorta, shkruan gjyqtari hetues, i ka siguruar një lloj transmetimi të arratisurit, “i cili duhej të kalonte nëpër vende famëkeqe që i nënshtroheshin kontrolleve të jashtëzakonshme nga policia”. 

matteo messina denaro arrestim itali

Sondazh

Poll