Sport

E frikshme, rrufeja godet futbollistin në mes të lojës dhe i merr jetën! - VIDEO!

Moment tronditës me një futbollist 34-vjeçar që bie i vdekur nga një goditje rrufeje, gjatë një ndeshjeje miqësore.

12 Shkurt 2024, 20:24 Nga DOSJA
E frikshme, rrufeja godet futbollistin në mes të lojës dhe i merr

INDONEZI - Një futbollist indonezian 34-vjeçar nga klubi i nivelit të tretë Persika Subang u vra të shtunën e kaluar (10/2) kur u godit nga rrufeja gjatë një ndeshjeje miqësore në shtëpi me Bandung.

Në një video tronditëse që bën xhiron e rrjeteve sociale, shihet një futbollist duke ecur në fushë, në pritje të një pasimi nga shokët e skuadrës, kur nga hiçi e godet një rrufe dhe ai rrëzohet në fushë. Nga goditja e rrufesë në fushën e bien edhe lojtarë të tjerë, ndërsa një tjetër vrapon drejt tij.

Siç raportojnë mediat lokale, lojtari u dërgua menjëherë në spital, por aty u shpall i vdekur.

Shikoni videon tronditëse (IMAZHE TE VËSHTRA):

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll