Sport

Mbappe pagë tri herë më të lartë se sa Vinicius! Francezi, lojtari më i paguar i Realit, detajet e fundit të marrëveshjes…

Real Madrid dhe Kylian Mbappe janë një hap larg finalizimit të një marrëveshjeje që francezi t'i bashkohet skuadrës verën e ardhshme, me të drejtat e imazhit të sulmuesit 25-vjeçar të diskutueshme.

12 Shkurt 2024, 19:31 Nga DOSJA
Mbappe pagë tri herë më të lartë se sa Vinicius!

SPANJE - Kylian Mbappe do të jetë lojtar i Real Madridit nga vera e vitit 2024, duke përjashtuar një perspektivë tronditëse, pasi të dy palët janë një hap larg një marrëveshjeje përfundimtare.

Një marrëveshje që pritet ta bëjë yllin francez futbollistin më të paguar të “merengëve”, pasi në bazë të përcaktimeve të kontratës që i është propozuar, do të paguhet tre herë më shumë se sa Vinicius.

Detajet që mbeten për të përfunduar lëvizjen e madhe, janë që Mbappe të bjerë dakord me drejtuesit e Realit për të drejtat e imazhit të tij dhe çmimin e nënshkrimit që do të marrë.

Sipas një raporti nga “Marca” spanjole, nëna e yllit francez, e cila vepron si agjente e tij, dëshiron që Mbappe të mbajë të drejtat për të përdorur imazhin e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll