Sport

Gol i pabesueshëm në Holandë!... Portieri shënon nga porta në portë - Shikoni videon

Goli u shënua në një ndeshje të kampionatit holandez të kategorisë së tretë

12 Shkurt 2024, 18:59 Nga DOSJA

Gol i pabesueshëm në Holandë!... Portieri shënon nga porta

HOLANDE - Shënuesi i një goli të pamundur në një ndeshje të Kategorisë së tretë të Holandës nuk ishte... sulmues, si zakonisht, por një portier dhe që shënoi nga një goditje jashtë kuadratit të tij. 

Protagonist ishte portieri Lars Jansen, në ndeshjen mes Noordwijk dhe Amsterdamsche FC, i cili doli nga porta për të larguar topin përballë sulmuesit kundërshtar, por goditja e tij ishte aq e forte, sa që topi mori një trajektore të tillë sa përfundoi në rrjetën e portierit kundërshtar pa mundur të reagojë.

Janssen nuk e kuptoi menjëherë se çfarë kishte ndodhur, pasi në përpjekjen e tij për të pastruar zonën, u përplas me sulmuesin kundërshtar dhe u rrëzua përtokë, duke u përpëlitur nga dhimbja.  Më në fund, ai filloi ta kuptonte arritjen e tij kur shokët e tij të skuadrës iu afruan për ta uruar.
Shikoni videon:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll