Sport

KUSHTI/ Portieri i Ljubljanës është zëvendësuar pas 20 sekondash lojë!... (video)

Portieri 17-vjeçar i Olympia Ljubljanës, Jean Lober është zëvendësuar, duke u larguar nga ndeshja vetëm pas 20 sekondash.

12 Shkurt 2024, 19:15 Nga DOSJA

KUSHTI/ Portieri i Ljubljanës është zëvendësuar pas 20

SLLOVENI - Portieri i Olimpia Ljubljanës, Jean Lober, debutoi në ndeshjen kundër  Rogaska (2-2) për ligën sllovene, por ai u zëvendësua vetëm 20 sekonda pas fillimit të lojës, duke shkaktuar habinë e të gjithëve.

Pse ndodhi kjo? Trajneri u “detyrua” ta nisë ndeshjen me Loberin, pasi sipas rregullores në Slloveni,  në formacionin titular çdo skuadër duhet të ketë të paktën një lojtar nën moshën 21 vjeç në fushën e lojës. 

Më pas ai vendosi ta largonte portierin 17-vjeçar dhe ta zëvendësonte me Andgin Mulalic, i cili luan si huazim nga rivalja e saj, Rogaska.

Siç doli, ai nuk donte ta përdorte gjatë gjithë ndeshjes portierin e ri, ndaj e ndërroi menjëherë.  Tifozët në tribuna u hutuan nga zëvendësimi i tij dhe dolën në mediat sociale për të shprehur ankesat e tyre, duke mos e ditur rregullin e futbollit slloven.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll