Sport

Adriano, nga ish-golashënuesi i Interit dhe Brazilit, tani “Mbret” i karnavaleve... - Video

Veterani 41-vjeçar që quhej “Perandor” kur luante futboll, parakaloi në Sao Paulo dhe u konsiderua... “Mbret” në karnavale.

12 Shkurt 2024, 18:41 Nga DOSJA
Adriano, nga ish-golashënuesi i Interit dhe Brazilit, tani

BRAZIL - Kur luante futboll quhej "Perandor". Në rininë e tij, ai shënoi gola me fanelën e kombëtares së Brazilit dhe me atë të Interit, ndërsa ka luajtur edhe për Romën dhe Fiorentinën. Ekipi i zemrës së tij ishte dhe është, megjithatë, Flamengo. 

Adrianon e ndaloi futbollin aq para kohe dhe pa lavdi, ndërsa kishte shumë për të dhënë.  Ai fitoi shumë tituj në Itali dhe Brazil, si dhe Kupën e Amerikës me kombëtaren e vendit të tij. I gjatë, i fortë me të majtën “mjekësore” dhe me sens qëllimi.

Adriano la futbollin në vitin 2016 dhe u largua nga Europa. Ai u kthye në Brazil, filloi të pinte dhe të shtonte peshë. Në fakt, në vitin 2022 ai u trondit kur u filmua duke pirë birrë gjysmë i zhveshur në një favelë braziliane. 

Lojtari veteran i futbollit e do kohën dhe sigurisht karnavalet. Valltarët e shkollës së famshme të Sao Paulos e nderuan në karnavalet e 2024-ës dhe në ditën e parë e veshën si “Mbretin perandor” dhe e hipën në një karrocë! 

Adriano parakaloi me kurorën në kokë dhe u hyjnizua! Në pamjet filmike ai duket se është në gjendje të mirë fizike. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll