Sport

Serie A voton kundër planit për të reduktuar numrin e pjesëmarrësve në 18 klube!...

Seria A do të vazhdojë të luhet me 20 klube, pas dështimit të një përpjekjeje për reformë për ta zhvendosur kampionatin në 18 ekipe si në Gjermani dhe Francë.

12 Shkurt 2024, 16:37 Nga DOSJA
Serie A voton kundër planit për të reduktuar numrin e

ITALI - Seria A do të vazhdojë të luhet me 20 klube, pas dështimit të një përpjekjeje për reformë për të kaluar në 18 klube si në Gjermani dhe Francë. “Formati aktual i ligës me 20 ekipe është konfirmuar”,- tha Serie A në një deklaratë të hënën.

Kundër votuan 16 klube nga 20

Asambleja e Ligës, e mbledhur në Milano, e hodhi poshtë projektin në masë të madhe. Sipas mediave italiane, vetëm Inter, Juventus, AC Milan dhe AS Roma, të cilat luajnë pothuajse çdo vit garat evropiane, votuan për uljen në 18 klube. 16 të tjerët votuan kundër.

Qëllimi i klubeve të mëdha është të zvogëlojnë numrin e ndeshjeve për t'u dhënë lojtarëve të tyre më të mirë më shumë kohë rikuperimi. Në veçanti, nga sezoni i ardhshëm, skuadrat e kualifikuara në Champions League (4 për Italinë) do të duhet të luajnë tetë ndeshje të fazës së grupeve në vend të gjashtë në formatin aktual.

Klubet më pak “të pasura” mbrojtën interesin e më modestëve për të luajtur në elitë: “Unë jam kundër (reformës), si të gjitha klubet e tjera të mesme dhe të vogla. Nuk e kuptoj pse duhet t'i mohojmë kaq shumë skuadrave mundësinë për të ëndërruar”, deklaroi presidenti i Leçes, Saverio Sticchi Damiani në janar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll