Sport

Kalvin Phillips dhe largimi i tij nga Man.City: "Guardiola ishte manjak, i frustruar sepse unë kisha 1.5 kg më shumë peshë"…

Mesfushori është i huazuar te West Ham deri në fund të sezonit

12 Shkurt 2024, 11:23 Nga DOSJA
Kalvin Phillips dhe largimi i tij nga Man.City: "Guardiola ishte manjak, i

ANGLI - Kalvin Phillips u huazua, në merkaton e fundit të dimrit, nga Manchester City te West Ham. Mesfushori anglez ka përmendur në një intervistë për ‘The Observer’ arsyet që e shtynë të largohej nga “Qytetarët”.

"E vetmja gjë që doja kur u largova nga Manchester City në janar ishte të kthehesha në lojë dhe gjithashtu të argëtohesha, duke luajtur futboll. Kur qëndroni në vend për kaq gjatë, ndiheni pak të padobishëm sepse nuk po bëni asgjë",- filloi ai. duke zbuluar mesfushorin 28-vjeçar i cili mbërriti te “Qytetarët” në verën e vitit 2022 nga Leeds United.

Dhe vazhdoi duke u justifikuar, se arsyeja kryesore e kalimit në West Ham ishte mosbesimi i Guardiolës te lojtari, kur u kthye nga Botërori i Katarit... më i rëndë. "Pep ishte shumë i frustruar sepse unë isha 1.5 kg mbi peshën time ideale. Ishte një goditje e madhe për besimin tim dhe mënyrën se si ndihesha në Manchester City. As familja ime nuk ishte e lumtur për këtë, veçanërisht nëna ime".

Kalvin Phillips publikoi gjithashtu një bisedë që kishte me Gareth Southgate pak para se të hapej dritarja e janarit, për të përcaktuar të ardhmen e tij. "Unë nuk do të isha në gjendje të isha në “Euro'2024” nëse nuk do të isha larguar në janar. Fola me trajnerin për disa skuadra dhe ai ndikoi që unë të qëndroja në Premier League në vend që të shkoja jashtë vendit. Mendova se West Ham ishte vendi i duhur”,- ka rrëfyer ai.

Mesfushori luajti 31 ndeshje në 18 muaj me Manchester Cityn.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll