Sport

ZYRTARE/ Fabio Liverani është trajneri i ri i Salernitanës... "i treti i vërteti"!

Italiani do të jetë trajneri i tretë i sezonit në skuadrën e Salernos

12 Shkurt 2024, 11:13 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Fabio Liverani është trajneri i ri i Salernitanës...

ITALI - Italiani Fabio Liverani është trajneri i ri i Salernitana-s, tha këtë të dielë klubi që renditet i fundit në Serie A, pasi njoftoi largimin e Filippo Inzaghit.

Liverani, 47 vjeç, do të jetë trajneri i tretë i sezonit në skuadrën e Salernos, pas portugezit Paulo Sousa, i shkarkuar në tetor dhe Filippo Inzahi, i cili gjithashtu u largua për shkak të rezultateve të dobëta.

Salernitana, e cila nuk ka fituar asnjë ndeshje që nga 30 dhjetori, është e 20-ta dhe e fundit në kampionatin italian, me vetëm 13 pikë në 24 javë, gjashtë pas Udineses, e 17-ta, skuadra e parë jashtë zonës së rënies.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll