Bota

Plas keq në Ministrinë e Tregëtisë së Kosovës, sherr masiv mes punonjësve, plagoset një person

11 Nëntor 2019, 19:12 Nga DOSJA
Plas keq në Ministrinë e Tregëtisë së Kosovës,

KOSOVË– Një sherr masiv ka ndodhur brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 14:00, ku të përfshirë në sherr kanë qënë Arian Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit si edhe sekretari i kësaj ministrie, Burim Rreci.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar një informatë për një përleshje fizike në MTI, ku një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë zëdhënësja për shtyp e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ende nuk ka asnjë detaj si cili prej të përfshirëve në debat ka përfunduar në spital apo se përse ka nisur sherri mes tyre. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni arian krasniqi burim rreci kosove sherr ne ministrine e kosoves arian krasniqi burim rreci kosove sherr ne ministrine e kosoves

Sondazh

Poll