Bota

"Qëllimi i tij është të dëbojë serbët nga Kosova", Vuçiç: Këshilli i Sigurimit të OKB-së i pakënaqur me veprimet e Kurtit

Këtë pakënaqësi Vuçiç e ka lidhur me situatën e ndalimit të përdorimit të dinarit serb.

12 Shkurt 2024, 11:30 Nga N.F
"Qëllimi i tij është të dëbojë serbët
Aleksandar Vuçiç 

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një deklaratë të bërë së fundmi ështe shprehur se vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë të pakënaqura me veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Këtë pakënaqësi Vuçiç e ka lidhur me situatën e ndalimit të përdorimit të dinarit serb. Më tej presidenti serb shtoi se  qëllimi kryesor i Kurtit është dëbimi i të gjithë serbëve nga Kosova.

“Pa dyshim, të paktën 13 nga 15 shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së vunë re se vendimet e njëanshme të Kurtit, veçanërisht në lidhje me çështjen e monedhës serbe, nuk ishin të mirëseardhura, nuk ishin të mira dhe nuk kontribuonin për paqen dhe stabilitetin në Rajon”, theksoi ai.

 

aleksandar vuçiç  kurti okb

Sondazh

Poll