Art&Argëtim

Provokon Madonna, poston fotot e zjarrta para ceremonisë së Rock ‘n’ Roll Hall of Fame

Madge e kombinoi veshjen e saj me geta rrjetë dhe çizme lëkure të zeza me taka të kuqe dhe lidhëse të bardha në shpinë.

10 Shkurt 2024, 12:13 Nga S.B
Provokon Madonna, poston fotot e zjarrta para ceremonisë së Rock
Madonna

SHBA- Këngëtarja e njohur Madonna pozoi me duart në gjunjët e saj ndërsa kishte veshur një fustan dentelle ngjyrë kuq e zi të frymëzuar nga të brendshmet, përpara se të merrte pjesë në ditën e fansave të Rock 'n' Roll Hall of Fame në Cleveland të enjten. Këngëtarja e "Vogue", 65 vjeçe, ndau foton e zjarrtë në Instagram Story, duke zbuluar dekoltenë me dantella. Madge e kombinoi veshjen e saj me geta rrjetë dhe çizme lëkure të zeza me taka të kuqe dhe lidhëse të bardha në shpinë.

“Po Cleveland? Sot është dita ime e veçantë në Rock n Roll Hall of Fame në Cleveland!" shkroi Madonna në foto.

Provokon Madonna, poston fotot e zjarrta para ceremonisë së Rock
Madonna

Mbretëresha e Pop-it, e cila u bë e njohur në 2008-ën, gjithashtu veshi të njejtin fustan edhe në skenë. Madonna performoi në Rocket Mortgage Fieldhouse në Cleveland të enjten, duke u ngjitur në skenë me disa pamje ikonike, duke përfshirë shumë korse të ndryshme, të cilat duket se janë edhe pamja e saj e preferuar. Krijuesja e hitit "Like a Virgin" filloi turneun e saj botëror në Londër më 14 tetor pas shtrimit të saj në spital për një infeksion bakterial në qershor 2023.

Provokon Madonna, poston fotot e zjarrta para ceremonisë së Rock
Madonna

madonna

Sondazh

Poll