Bota

Dogji brenda një makine tre fëmijë dhe vrau dy gra të tjera, arrestohet 29-vjeçari në Kanada

Një 29-vjeçar akuzohet se ka djegur 3 fëmijë në një makinë ndërsa ka vrarë edhe dy gra të tjera të cilat u zbuluan të pajeta në provincën e Manitoba.

12 Shkurt 2024, 09:05 Nga N.F
Dogji brenda një makine tre fëmijë dhe vrau dy gra të tjera,
Policia kanadeze

KANADA- Një ngjarje horror është regjistruar në Kanada ku përgjegjësi për vrasjen e 5 personave u vendos në pranga. Një 29-vjeçar akuzohet se ka djegur 3 fëmijë në një makinë ndërsa ka vrarë edhe dy gra të tjera të cilat u zbuluan të pajeta në provincën e Manitoba.

“I arrestuari dhe pesë personat e vdekur besohet se janë të njohur me njëri-tjetrin”, tha policia kanadeze në një deklaratë.

Trupi i një gruaje u zbulua përgjatë një rruge në qytetin e Carman. Më pak se dy orë më vonë u gjet makina e djegur me trupat e tre fëmijëve dhe pak kohë më vonë në një shtëpi u gjet trupi i një gruaje të dytë. Ngjarjet u zhvilluan mëngjesin e djeshëm në periferi të qytetit të vogël Karman, i cili ka rreth 2800 banorë.

kanad vrasje arrestim

Sondazh

Poll