Bota

"Pranvera" e Manet sulmohet nga aktivistet e organizatës "Riposte Alimentair" , hidhet supë në pikturë

Në një video ta ndarë në rrjetet sociale duken dy aktiviste duke hedhur supë në pikturën e vitit 1872 në muzeun e Lionit ku ekspozohet vepra.

12 Shkurt 2024, 08:55 Nga N.F
"Pranvera" e Manet sulmohet nga aktivistet e organizatës
Aktivistet para pikturës

FRANCË- Pas pikturës së Mona Lizës aktivistët e organizatës "Riposte Alimentair" vendosën në shënjestër edhe pikturen “Pranvera” të Manet. Në një video ta ndarë në rrjetet sociale duken dy aktiviste duke hedhur supë në pikturën e vitit 1872 në muzeun e Lionit ku ekspozohet vepra.


“Kjo pranverë do të jetë e fundit që kemi në dispozicion nëse nuk reagojmë. Çfarë do të pikturojnë artistët e ardhshëm? Çfarë do të ëndërrojmë nëse nuk ka më pranverë?" bërtitën dy aktivistet.

Në një postim në "X", organizata mjedisore argumentoi se e duan artin por artistët e ardhshëm nuk do të kenë asgjë për të pikturuar në një planet të shkatërruar.

riposte alimentair mona lisa manet

Sondazh

Poll