Bota

Studiuesit e Universitetit të Commonwealth-it prezantojnë hulumtimin: Një metodë e re për të zbuluar kancerin e vezores nga mostrat e urinës

Hulumtimi u prezantua në Takimin e 68-të Vjetor të Shoqërisë Biofizike në Filadelfia.

12 Shkurt 2024, 08:32 Nga N.F

 

Studiuesit e Universitetit të Commonwealth-it prezantojnë hulumtimin:
Kanceri i vezoreve

 

SHBA- Studiuesit në Universitetin e Commonwealth të Virxhinias janë duke punuar për një metodë të re premtuese që mund të zbulojë kancerin e hershëm të vezoreve për mes urinës. Hulumtimi u prezantua në Takimin e 68-të Vjetor të Shoqërisë Biofizike në Filadelfia.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se ka mijëra molekula të vogla, peptide në urinën e grave me kancer ovarian. Studiuesi, Josef Reiner dhe kolegët e tij kërkuan një metodë për të zbuluar më lehtë këto peptide. Ata iu drejtuan teknologjisë nanopore, e cila ka aftësinë të zbulojë njëkohësisht shumë peptide. Ideja themelore e këtij zbulimi përfshin kalimin e molekulave përmes një pore të vogël, një nanopore dhe matjen e ndryshimeve që ndodhin ndërsa molekulat lëvizin nëpër të.

Në studimin e tyre, ata identifikuan dhe analizuan 13 peptide, duke përfshirë ato që rrjedhin nga LRG-1, një biomarker që gjendet në urinën e pacientëve me kancer ovarian. Qëllimi i tyre përfundimtar është të zhvillojnë një test që, kur kombinohet me informacione të tjera si ultratingulli transvaginal, historia familjare dhe analizat e gjakut mund të përmirësojë saktësinë e zbulimit të kancerit në fazën e hershme në të ardhmen.

kancer i vezoreve universiteti i commonwealth

Sondazh

Poll