Politike

Rama përgjigjet për Ahmetajn: Duhet të ndajmë broçkullat nga thelbi, ne nuk komentojnë për ata që kanë probleme me drejtësinë

Nga ana tjetër Rama ka mbajtur një qëndrim të ngjashëm me disa nga eksponentët e akuzuar nga drejtësia përpara Ahmetaj, duke thënë se "Partia Socialiste nuk ka punë me ata që kanë probleme me drejtësinë."

11 Shkurt 2024, 16:22 Nga h.k
Rama përgjigjet për Ahmetajn: Duhet të ndajmë
Foto ilustruese

TIRANË-Kryeministri Edi Rama është përgjigjur për herë të parë për mediat, pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste për deklaratat e ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj. Rama ka thënë indirekt se duhen ndarë broçkullat, sipas tij nga thelbi.

Nga ana tjetër Rama ka mbajtur një qëndrim të ngjashëm me disa nga eksponentët e akuzuar nga drejtësia përpara Ahmetaj, duke thënë se "Partia Socialiste nuk ka punë me ata që kanë probleme me drejtësinë."

Rama: Ne zhvillojmë anketime të rregullta me qytetarët për shqetësimet dhe në fokus grupe shohim se çfarë problemi kanë. Qytetarët janë shumë më të qartë se sa ne dhe se ju po e po. Qytetarët shqiptarë merren gjithmonë dhe sa herë më jepet mundësia, janë shumë me nuhatje. Ata dinë të ndajnë brockullat nga thelbi. Partia Socialiste, unë dhe të gjithë ne, nuk ka asnjë koment për drejtësinë. Ka disa nga ata që kanë probleme me drejtësinë që kanë një fenomen që ata mendojnë se kanë forca të errta. 

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, cila u drejtua nga kreu i saj, Edi Rama. Arseyja e mbledhjes lidhet me raportimin për përmbushjen e detyrave që iu është lënë në Kongresin e 8 Dhjetorit për të shtuar radhët e çdo organizate socialiste. Rreth 400 anëtarët e asamblesë, vetë Rama, ministrat e deputetët u mblodhën në orën 10:30 në një restorant në periferi të Tiranës.

edi rama partia socialiste

Sondazh

Poll