Politike

VIDEO/ Berisha poston sloganin e protestës: O sot, o kurrë, 20 shkurti dita e fitores, mosbindje civile

Berisha ka zbuluar se protesta do të mbahet në orën 17:30, ndërsa i ka bërë thirrje shqiptarëve për mosbindje civile ndaj kryeministrit Edi Rama për dinjitetin e shqiptarëve.

10 Shkurt 2024, 15:00 Nga M.B
VIDEO/ Berisha poston sloganin e protestës: O sot, o kurrë, 20 shkurti
Poster

TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sot sloganin e protestës së 20 shkurtit. Berisha ka zbuluar se protesta do të mbahet në orën 17:30, ndërsa i ka bërë thirrje shqiptarëve për mosbindje civile ndaj kryeministrit Edi Rama për dinjitetin e shqiptarëve.

Ish-kryeministri e ka quajtur 20 shkurtin ditën e triumfit dhe dita kur sipas tij monizmi i Ramës do të shkundet nga themelet.

“O sot o kurrë! Betejë pa kthim. Mosbindje civile për dinjitetin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve,” shkruhet në video.

sali berisha protesta

Sondazh

Poll