Sport

Katari bën bis, fiton për herë të dytë Kupën e Azisë!

Kombëtarja e drejtuar nga Felix Sanchez, në finalen e Kupës së Azisë të luajtur në stadiumin Lusail të Dohas, mundi 3-1 Jordaninë, ekipin surprizë të turneut.

10 Shkurt 2024, 22:24 Nga DOSJA
Katari bën bis, fiton për herë të dytë Kupën e

KATAR - Katari konfirmon veten si kampion i Azisë. Kombëtarja e drejtuar nga Felix Sanchez, në finalen e Kupës së Azisë të luajtur në stadiumin Lusail të Dohas, mundi 3-1 Jordaninë, ekipin surprizë të turneut. Tre gola vendosën ndeshjen, të gjithë nga penalltitë. Katari, fitues i trofeut në vitin 2019, rimerr avantazhin dhe fiton trofeun e dytë rrahazi continental.

Finalja, e luajtur në stadiumin Lusail në Doha, e cila priti edhe finalen e Kupës së Botës 14 muaj më parë, ishte thuajse i mbushur plotësisht me gati 87 mijë shikues, pa që ekipi mik të kalojnë në avantazh në minutën e 22-të falë penalltisë së shënuar nga Afif. Jordania arriti të barazojë rezultatin në pjesën e dytë falë golit të bukur të Yazan Al-Naimat. Por barazimi zgjat pak minuta, më saktë gjashtë, sepse sërish Afif, po nga poika e bardhë e penalltisë, e sinjalizuar nga arbitri i VAR-it, e rikthen Katarin në epërsi. Goli i tretë i Katarit erdhi në kohën shtesë, sërish nga penallti dhe sërish me autor Afifit, gjithmonë pas një ndërhyrjeje të VAR- it. Afif u shpall lojtari i kompeticionit si dhe fitoi titullin e golashënuesit më të mirë të turneut me tetë gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll