Bota

Ministria e Brendshme maqedonase: Nuk ka pasur asnjë tentativë për atentat ndaj kryeministrit Kurti

Tony Angellovski ka thënë për mediat në Kosovë se siguria gjatë vizitës së Kurtit ka qenë e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë.

10 Shkurt 2024, 16:07 Nga r.ll
Ministria e Brendshme maqedonase: Nuk ka pasur asnjë tentativë
Albin Kurti

SHKUP- Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka mohuar lajmet se ka pasur ndonjë tentativë atentati ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut.

Tony Angellovski ka thënë për mediat në Kosovë se siguria gjatë vizitës së Kurtit ka qenë e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për atentat ndaj tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, tha Angellovski për Express.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se kërcënimet për jetën e tij i kanë rrënjët në Beogradin zyrtar. Kurti ka thënë se nuk është ndjerë i rrezikuar në Shkup edhe pasi ka mësuar për kërcënimet ndaj tij.

Ditën e sotme RTK raportoi se burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë kanë thënë se menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka bërë përpjekje për vrasjen e kryeministrit Albin Kurtit në Shkup.

albin kurti maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Bota 10 Shkurt 2024, 14:04 M.B

Azia feston Vitin e ri Hënor

Pamje prej festës për Vitin e Ri Hënor në Indonezi. AZI- Njerëzit në gjithë Azinë e kanë mirëpritur t&eum...