Bota

Gaza/ 6-vjeçarja u gjet e vdekur disa ditë pas thirrjeve telefonike për ndihmë

Hind Rajab po ikte nga qyteti me tezen, xhaxhain dhe tre kushërinjtë e saj kur makina me të cilën po udhëtonin është përballur me tanket izraelite dhe është vënë nën zjarr. 

10 Shkurt 2024, 13:37 Nga E.d

 

Gaza/ 6-vjeçarja u gjet e vdekur disa ditë pas thirrjeve telefonike
Hind Rajab

GAZA- Një vajzë gjashtë vjeçare që u zhduk në qytetin e Gazës muajin e kaluar është gjetur e vdekur, së bashku me disa nga të afërmit e saj dhe dy mjekë ndihmës që u përpoqën ta shpëtonin. Hind Rajab po largohej nga qyteti me tezen, xhaxhain dhe tre kushërinjtë e saj kur makina me të cilën po udhëtonin është përballur me tanket izraelite dhe është vënë në zjarr. 

Regjistrimet audio të Hind me operatorët e thirrjeve të urgjencës tregojnë se 6-vjeçarja ishte e vetmja e mbijetuar në makinë, e fshehur nga forcat izraelite mes trupave të të afërmve të saj. Lutjet e saj për dikë që ta shpëtonte përfunduan kur linja telefonike u ndërpre mes zhurmës së të shtënave. Makina në të cilën ndodhej Hindit u gjet e copëtuar dhe e mbushur me vrima plumbash.

Një ndihmës mjek u tha gazetarëve se Hind ishte në mesin e gjashtë trupave të gjetur brenda makinës, të cilat të gjitha tregonin shenja të shtëna me armë zjarri. Organizata thotë se Yusuf al-Zeino dhe Ahmed al-Madhoun u vranë kur ambulanca u bombardua nga forcat izraelite. Në një deklaratë, PRCS akuzoi Izraelin për shënjestrimin e qëllimshëm të ambulancës, sapo ajo mbërriti në vendngjarje më 29 janar.

PRCS i tha BBC-së se ishin dashur disa orë për të koordinuar aksesin me ushtrinë izraelite, në mënyrë që të dërgonte paramedikët në Hind. Makina e paramedikëve të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze u dogj plotësisht.

"Ne morëm koordinimin, morëm dritën jeshile. Me të mbërritur, ekuipazhi konfirmoi se ata mund të shihnin makinën ku Hind ishte bllokuar dhe ata mund ta shihnin atë. Gjëja e fundit që dëgjuam ishin të shtënat e vazhdueshme," më tha zëdhënësja e PRCS, Nibal Farsakh, në fillim të kësaj jave. 

Regjistrimet e bisedave të Hind me operatorët e thirrjeve të shpërndara publikisht nga Gjysmëhëna e Kuqe ndezën një fushatë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur me të.

 

 

lufta izrael-palestine hind rajab

Sondazh

Poll

Bota 10 Shkurt 2024, 14:04 M.B

Azia feston Vitin e ri Hënor

Pamje prej festës për Vitin e Ri Hënor në Indonezi. AZI- Njerëzit në gjithë Azinë e kanë mirëpritur t&eum...