Bota

VIDEO/ Studenti bie gjatë praktikës nga 6 metra lartësi, shkak u bë këputja e litarit

Ai lëshohet, por ndërsa fillon zbritjen e tij të shpejtë, një nga litarët duket se është këputur, me pasojë rrëzimin e tij.

10 Shkurt 2024, 14:34 Nga S.B
VIDEO/ Studenti bie gjatë praktikës nga 6 metra lartësi, shkak u
foto nga ngjarja

BRAZIL- Ky është momenti tronditës kur një student zjarrfikëseje ra nga 6 metra lartësi nga një zipline pasi litari u këput. Burri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u rrëzua nga zipline gjatë një kursi të zjarrfikësve në Asa Sul, në Brasilia, Brazil. Në video, burri shihet i vendosur në një parvaz dritareje në katin e parë të një ndërtese, gati për të zbritur në trotuar.

Ai lëshohet, por ndërsa fillon zbritjen e tij të shpejtë, një nga litarët duket se është këputur, me pasojë rrëzimin e tij. Ai u dërgua në spital me dhimbje në krahun e majtë, në brinjë dhe një çarje në kokë. Një nga kolegët e tij tha për mediat e huaja se që atëherë ai ka dalë nga spitali dhe po shërohet në shtëpi.

Shkolla zyrtare 'Alpha-Resgate', përgjegjëse për kursin, e cila u mbyll pas aksidentit, tha për mediat se koordinatorët dhe instruktorët i dhanë ndihmën e parë nxënësit. Ata thanë: Koordinatori i kursit dhe të gjithë instruktorët i dhanë mbështetje të plotë studentit, ne ja dhamë të gjithë ndihmën e parë në të njëjtën mënyrë!

“Studenti është mirë dhe ne po i japim të gjithë mbështetjen që ka nevojë”.

brazil bie nga lartesia punetori

Sondazh

Poll

Bota 10 Shkurt 2024, 14:04 M.B

Azia feston Vitin e ri Hënor

Pamje prej festës për Vitin e Ri Hënor në Indonezi. AZI- Njerëzit në gjithë Azinë e kanë mirëpritur t&eum...