Bota

Mediat në Kosovë: Serbia organizoi atentat për eleminimin e Kurtit në Shkup

Kurti mbërriti në Shkup mbrëmjen e shkuar, ndërsa paraprakisht janë marrë të gjitha masat e sigurisë në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut.

10 Shkurt 2024, 13:31 Nga M.B
Mediat në Kosovë: Serbia organizoi atentat për eleminimin e
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përcjell me masa të rrepta sigurie në Shkup pas informacioneve se ka përpjekje nga Serbia për vrasjen e tij gjatë vizitës në Shkup. Burime nga institucione të sigurisë në Kosovë i kanë thënë për RTK-në, se menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka bërë përpjekje për vrasjen e kryeministrit Kurti në Shkup, ku ai ka qëndruar mbrëmjen e shkuar. Kurti mbërriti në Shkup mbrëmjen e shkuar, ndërsa paraprakisht janë marrë të gjitha masat e sigurisë në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut. RTK raporton se vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit.

“Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”, ka thënë burimi për RTK-në.

RTK ka mësuar se tashmë Kkyeministri Kurti ka hyrë në Kosovë, dhe bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka siguruar në mënyrë profesionale gjithë perimetrin e Kurtit.

albin kurti kosova serbia

Sondazh

Poll