Bota

Rrëshqitjet e dheut në Filipine: Shpëtohet mrekullisht 3-vjeçarja pas 60 orësh nën rrënoja

Zyrtarët thonë se 28 persona kanë vdekur dhe rreth 77 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

10 Shkurt 2024, 12:34 Nga S.B
Rrëshqitjet e dheut në Filipine: Shpëtohet mrekullisht
pamje nga vendngjarja

FILIPINE- Një vajzë 3-vjeçare është shpëtuar nga një rrëshqitje dheu në jug të Filipineve gjashtëdhjetë orë pasi qëndronte nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit kishin hequr dorë nga shpresa për të gjetur më shumë të mbijetuar dhe e quajtën shpëtimin e fëmijës të premten si "një mrekulli". Rrëshqitja e dheut ndodhi pranë një fshati të minierës së arit të Masara në provincën ‘Davao de Oro’ në rajonin Mindanao të martën. Zyrtarët thonë se 28 persona kanë vdekur dhe rreth 77 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Fotot dhe videot e postuara në faqen e Facebook të Kryqit të Kuq të Filipineve të premten tregojnë punëtorët e shpëtimit që mbajnë vajzën, të mbështjellë me një batanije urgjence dhe të lidhur më një bombël oksigjeni, në një spital në komunën e Mawab. Edward Macapili, një zyrtar i agjencisë së fatkeqësive në provincën ‘Davao de Oro’, tha se "është një mrekulli", duke shtuar se kërkuesit kishin besuar se të zhdukurit ishin me shumë mundësi të vdekur.

Rrëshqitjet e dheut në Filipine: Shpëtohet mrekullisht
pamje nga vendngjarja

"Kjo u jep shpresë shpëtimtarëve. Rezistenca e një fëmije është zakonisht më e vogël se ajo e të rriturve, por fëmija mbijetoi."

Shefi i katastrofave në provincën Davao de Oro, Randy Loy, tha në konferencën për shtyp: "Ne ende shpresojmë të shpëtojmë më shumë njerëz edhe pas katër ditësh".

Rrëshqitja e dheut goditi mbrëmjen e së martës, duke shkatërruar shtëpi dhe duke përfshirë tre autobusë dhe një lloj minibusi. Rrëshqitjet e dheut janë një rrezik i shpeshtë në pjesën më të madhe të Filipineve për shkak të terrenit malor, reshjeve të dendura dhe shpyllëzimit të përhapur nga minierat dhe prerjet ilegale. Shirat e dendur të musonit kanë goditur disa pjesë të Mindanaos për javë të tëra, duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje që kanë drejtuar dhjetëra mijëra njerëz në strehim emergjent. Ekipet e shpëtimit u detyruan të ndalonin operacionet e tyre kur një tërmet me magnitudë 5.9 goditi të shtunën. Sipas Philippine Star, deri më tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar nga tërmeti.

filipine rreshqitje dheu

Sondazh

Poll