Aktualitet

Plagosje me thikë për motive të dobëta, arrestohet 36-vjeçari në Skrapar

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin e nevojshëm. 

10 Shkurt 2024, 13:47 Nga S.B
Plagosje me thikë për motive të dobëta, arrestohet
foto ilustruese

SKRAPAR- Arrestohet një 36-vjeçar me inicialet L.B nga policia e Skraparit ditën e sotme. Dyshohet se 36-vjeçari ka goditur me thikë një 35-vjeçar me inicialet H.I për motive të dobëta. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin e nevojshëm. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 36 vjeç, banues në Çorovodë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. I., 35 vjeç, banues në Skrapar, i cili mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

skrapar plagosje me thike

Sondazh

Poll