Sport

Dhuna ndaj arbitrit Hamiti, Duka: Policia, të marrë masa. Dihet niveli i shoqërisë shqiptare

5 Mars 2019, 13:41 Nga DOSJA
Dhuna ndaj arbitrit Hamiti, Duka: Policia, të marrë masa. Dihet niveli

TIRANE- Pas incidentit të shëmtuar që ndodhi të dielën e kaluar ku arbitri i ndeshjes Kamza-Laçi, Eldorian Hamiti,  u dhunua nga tifozët dhe zyrtarët e klubit pas një penalltie të dhënë në minutat shtesë të ndeshjes ka reaguar dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Në një prononcim për mediat nga stadiumi Elbasan Arena, ku mori pjesë në inagurimin e një fushe futbolli, Duka komentoi edhe replikat me Policinë e Shtetit dhe kërcënimin për ‘ndërprerjen e kampionatit’. 

Ajo që ndodhi në Kamëz e shëmtuar. Çdo goditje lë shenjë, ishte goditje për kampionatin. Niveli i shoqërisë shqiptare dihet tashmë. Sa e egër të jetë gara, aq më shumë nuk përmbahen emocionet, policia dhe organet e drejtësisë duhet të marrin masa. Në rastet e dhunës nuk kemi parë asnjë masë. Vendimi që policia nuk duhet të jetë në stadium jo i drejtë.

Deklarata e presidentit të FSHF, vjen pas një përplasje mes  FSHF dhe Policisë së Shtetit, përgjatë gjithë ditës së djeshme, (Lexo ketu).

Pas dhunimit të Hamitit, FSHF reagoi dhe kërkoi rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume për të garantuar rendin dhe sigurinë e tifozëve dhe ekipit.Në një përgjigje blic, Policia e Shtetit tha se nuk është përgjegjësi e Policisë së Shtetit ruajtja e stadiumeve, pasi kjo përgjegjësi tashmë ka kaluar tek privati.  Policia e Shtetit shtonte se vetëm dy stadiume në Shqipëri përmbushin kushtet e sigurisë për të zhvilluar aktivitet sportive.

Në ngjarje u përfshi dhe gazetari Artan Hoxha i cili reagoi në lidhje me incidentin duke i bërë thirrje presidentit të FSHF që të reagojë. (Lexo ketu). 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armand duka dhuna kamza laci dhuna ne stadiume eldorian hamiti perplasja fshf polici armand duka dhuna kamza laci dhuna ne stadiume eldorian hamiti perplasja fshf polici

Sondazh

Poll

Sport 4 Mars 2019, 15:10

Modriç: ‘Na mungon Ronaldo’

Kroati Luka Modric ka pranuar se skuadrës madrilene i mungon prezenca e Cristiano Ronaldo-s.Ndryshe nga Benzema dhe Casemiro të cilët nuk kanë dashur të komento...