Politike

U përjashtua për 40 ditë nga Kuvendi/ Reagimi i Palokës: I kujtova fundin e diktatorëve!

Pas këtij vendimi ka reaguar Paloka i cili thotë përmes një postimi se u përjashtua më shumë ditë se kolegët, sepse sipas tij "i kujtoi dje fundin diktatorëve".

9 Shkurt 2024, 18:03 Nga r.ll
U përjashtua për 40 ditë nga Kuvendi/ Reagimi i Palokës: I
edi paloka

TIRANË- Sekretariati i Etikës vendosi sot përjashtimin për 40 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetit të opozitës, Edi Paloka, dhe për 20 ditë deputetin Petrit Doda.

Pas këtij vendimi ka reaguar Paloka i cili thotë përmes një postimi se u përjashtua më shumë ditë se kolegët, sepse sipas tij "i kujtoi dje fundin diktatorëve".

POSTIMI I PLOTË:

E prape se prape shurra do te mbuloje Edvin…

Po me pyesin se perse jam denuar me shume se deputetet e tjere megjithese kemi protestuar te gjithe njesoj…

Arsyeja eshte e thjeshte; ju kujtova dje fundin e diktatoreve.

Shurra e mbuloi diktatorin e fundit komunist pasi e coptuan dhe e terhoqen zvarre me 20 shkurt ‘91, shurra do ta mbuloje heret a vone dhe Ramen, hijen lapangjoze te tij!

Përjashtimi i dy deputetëve u bë, pasi Partia Socialiste kërkoi masë për Palokën me arsyen se dogji rregulloren e Kuvendit, ndërsa për Dodën, për hakërrim dhe fyrje ndaj Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt. Edhe seanca plenare e së enjtes u shoqërua me tension, ku projektligjet e rendit të ditës u miratuan, përveç "Lojërave të Fatit" që u shty.

edi paloka

Sondazh

Poll