Sport

Nagelsmann ka dyshime: "Siç janë gjërat tani, nuk do të vazhdoj më pas Euros"...

Julian Nagelsmann ka folur pasi ka mësuar për rivalët e Gjermanisë në Ligën e Kombeve.

9 Shkurt 2024, 09:30 Nga DOSJA

Nagelsmann ka dyshime: "Siç janë gjërat tani, nuk do

GJERMANI - Trajneri i 'Mannschaft' ka hapur derën e daljes pas Kampionatit Evropian pas pyetjeve: a do të jeni akoma trajner i Gjermanisë në startin e Ligës së Kombeve në shtator? E keni menduar akoma?

“Nuk e kam menduar akoma. Duke qenë se kontrata ime përfundon pas Euros, do të thosha: si janë gjërat tani, “Jo”. E kam thënë që në fillim të mandatit. EURO është aktualisht në qendër të vëmendjes. Më pas do të shohim nëse jam ende trajner. Nëse po, do të përgatitemi shumë mirë dhe do të përpiqemi ta shfrytëzojmë sa më shumë dhe të fitojmë grupin (Liga e Kombeve).

Trajneri 36-vjeçar ka kontratë me skuadrën gjermane deri në Kampionatin Evropian . Ai mbërriti në shtator 2023 dhe bilanci që paraqet në katër ndeshjet e tij si trajner është një fitore, një barazim dhe dy humbje. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll