Aktualitet

EMRAT/ Qëlloi me armë ndaj një automjeti pas një konflikti, AMP vë në pranga nënkomisarin në Durrës, shpallet në kërkim i biri

Gjongecaj u arrestua pasi ai kishte qëlluar me armë në drejtim të një mjeti pas një konflikti i cili ishte regjistruar pak para të shtënave.

9 Shkurt 2024, 08:48 Nga N.F
EMRAT/ Qëlloi me armë ndaj një automjeti pas një konflikti,
Foto ilustruese

DURRËS- Nënkomisari, Kastriot Gjongecaj është vënë në pranga ditën e sotme nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Gjongecaj u arrestua pasi ai kishte qëlluar me armë në drejtim të një mjeti pas një konflikti i cili ishte regjistruar pak para të shtënave.

Nënkomisari së bashku me djalin e tij, Denis Gjongecaj janë konfliktuar për motive të dobëta me një 29-vjeçar. Pas konfliktit situata ka agavuar ku është përdorur armë por fatmirëshisht nuk ka të lënduar. Ndërkohë është shpallur në kërkim djali i nënkomisarit.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë N/Komisar K. GJ., me detyrë specialist në seksionin e shërbimeve ndaj të tretëve në DVP Durrës, si edhe shpalli në kërkim shtetasin D. GJ., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vrasje e mbetur në tentativë" në bashkëpunim dhe "Armëmbajtje pa leje".

Arrestimi i N/komisar K. GJ. u krye pasi nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se në bashkëpunim me shtetasin D. GJ., 24 vjeç (djali i tij), më datë 08.02.2024, rreth orës 13:25, në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi K. K., 29 vjeç. Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. AMP mbetet e përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit dhe vetëpastrimin e Policisë, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe për Shpëtimin, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

 

policia arrestim nenkomisar

Sondazh

Poll