Aktualitet

Rikthehet shiu në vend dhe temperatura të ulëta, si parashikohet moti për sot

Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu përgjatë maleve në veriperëndim të vendit në orët e pasdites.

9 Shkurt 2024, 07:06 Nga N.F
Rikthehet shiu në vend dhe temperatura të ulëta, si parashikohet
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjike me mot të qëndrueshëm e kohëzgjatje të orëve me diell. Nuk do të mungojnë as vranësirat e herëpashershme në formën e reve të mesme dhe të larta transparente.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu përgjatë maleve në veriperëndim të vendit në orët e pasdites. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës shfaqet intensive me shpejtësi 11-17m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3ballë.

-në zonat malore -2 deri15 °C

-në zonat e ulëta 0 deri 21°C

-në zonat bregdetare 5 deri 21 °C

moti reshje parashikim

Sondazh

Poll