Aktualitet

Aksidenti në aksin Sarandë-Ksamil, reagon policia: Janë plagosur dy persona, njëri në gjendje të rëndë

Sipas njoftimit të policisë një makinë tip “Lancia” kishte pësuar defekt në rrugë dhe tre persona po shtynin mjetin në momentin kur shoferi 20-vjeçar i ka aksidentuar.

8 Shkurt 2024, 22:31 Nga N.F
Aksidenti në aksin Sarandë-Ksamil, reagon policia: Janë plagosur
Foto ilustruese

SARANDË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Mësohet se rreth orës 21:40 në aksin rrugor Sarandë-Ksamil një makinë tip “Benz” ka përplasur 2 persona. 

Sipas njoftimit të policisë një makinë tip “Lancia” kishte pësuar defekt në rrugë dhe tre persona po shtynin mjetin në momentin kur shoferi 20-vjeçar i ka aksidentuar. Nga përplasja është plagosur rëndë një 15-vjeçar i cili ndodhet në spital. Një njoftim bëhet me dije se autori i aksidentit është shoqëruar në polici.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 21:40, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. A., 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi D. Ç., 24 vjeç, dhe 3 shtetas të tjerë.

Si pasojë e aksidentit, njëri prej 3 shtetasve, që po ndihmonin drejtuesin e automjetit “Lancia”, konkretisht shtetasi i mitur E. Ç., 15 vjeç, së bashku me drejtuesin shtetasin D. Ç, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, ku gjëndja shëndetësore e 15-vjeçarit paraqitet e rëndë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. A, është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

sarande aksident plagosje

Sondazh

Poll