Sport

VIDEO/ Bregu i Fildishtë në finale të CAN, legjendari Didier Drogba në ekstazë...

Bregu i Fildishtë, dje ka rezervuar biletën e tyre për në finalen e Kupës së Afrikës… Ndoshta askush nuk ishte më i lumtur për këtë se sa ish-sulmuesi Didier Drogba.

8 Shkurt 2024, 17:54 Nga DOSJA

VIDEO/ Bregu i Fildishtë në finale të CAN, legjendari Didier

BREGU I FILDISHTE - Po sikur ai tani të jetë 45 vjeç? Didier Drogba bëhet përsëri fëmijë, teksa Bregu i Fildishtë kualifikohet për në finale e Kupë së Kombeve të Afrikës. Falë golit të Ale, “Elefantët” festuan fitoren 1-0 ndaj Kongos dhe njëkohësisht u kualifikuan në finalen e CAN.

Legjenda e futbollit, sigurisht që e gjeti veten në krah të bashkatdhetarëve në këtë përpjekje, dhe në të vërtetë në një mënyrë... entuziaste. Drogba mori përsipër organizimin e skenës në stadium dhe nuk rreshti së kërkuari që tifozët e Bregut të këndonin. Në fishkëllimën e fundit të lojës, ai festoi furishëm dhe u argëtua me gjithë shpirt, duke kaluar në ekstazë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll