8 Shkurt 2024, 20:30
Nga DOSJA

FRANCE - Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, komentoi shortin e Nations League nga Parisi, duke u shprehur se grupi është shumë i vështirë, por fokusi për momentin edhe tek Evropiani.
Cili është komenti për shorti?
Është një grup i vështirë dhe shumë i ekuilibruar, kemi skuadra të rëndësishme, nëse bëhet një krahasim me kualifikueset e Evropianit, të gjithë duan të marrin fitoren.
Ndjesia kur patë vazon e parë, Kroaci, Itali, Spanjë?
Na presin ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vështira. Janë skuadra që marrin pjesë për të fituar trofeun, është bukur t’i kesh përballë.
E doje Çekinë sërish në grup?
Është avantazh dhe disavantazh, ne i njohim mirë, sikurse na njohin shumë mirë. Është skuadër shumë e vështirë, agresive.
Do të bëje një renditje nga më e forta deri te më e dobëta në grupin tonë?
Sipas meje, është shumë e vështirë për të bërë një gjë të tillë. Grupi është shumë i vështirë.
Nation League ju gjen pa kontratë….
Lëreni kontratën, nuk jemi aspak të shqetësuar për këtë çështje. Ne duhet të punojmë shumë për këtë Evropian, do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme për ne. Po punojmë shumë për logjistikën, miqësoret dhe mbi të gjitha për sfidën me Italinë.
Javën e kaluar kam qenë në Itali, në Gjermani kam takuar lojtarët. Puna vazhdon. Duhet të shfrytëzojmë çdo moment për të punuar dhe bërë gjëra të bukura. Jemi shumë të kënaqur,
Paratë mund t’i gjesh më shumë në një vend tjetër, por dashurinë e shqiptarëve jo…. Duhet të punojmë fort, kemi miqësore, pastaj një tjetër, vetëm për këto po mendojmë.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 Shkurt 2024, 19:53
FRANCE - Presidenti i FSHF-së, Armand Duka foli në Supersport për të komentuar rreth shortit të Nations League, aty ku Shqipëria...
Sport
8 Shkurt 2024, 19:26
FRANCE - I fundin në rend, në Paris, UEFA ka hedhur edhe shortin për League A të Kupës së Kombeve.
Mesfushori i njohur Juan Mat...
Sport
8 Shkurt 2024, 18:48
FRANCE - Prej orës 18:00 në Digitalb po trasmetohet shorti i Ligës së Kombeve për edicionin 2024/2025, ku shqiptarët do të ...
Sport
8 Shkurt 2024, 18:37
FRANCE - Prej orës 18:00 në Digitalb po trasmetohet shorti i Ligës së Kombeve për edicionin 2024/2025, ku shqiptarët do të ...
Sport
8 Shkurt 2024, 17:54
BREGU I FILDISHTE - Po sikur ai tani të jetë 45 vjeç? Didier Drogba bëhet përsëri fëmijë, teksa Bregu...
Sport
8 Shkurt 2024, 17:34
ANGLI - Liverpool ka kontaktuar me Xabi Alonso për të marrë drejtimin e klubit sezonin e ardhshëm në nëntor, sipas një raport...
Sport
8 Shkurt 2024, 17:13
ANGLI - Në karrierën e tij si trajner, ai ka një koleksion të madh suksesesh për të treguar për të. Por përve&cce...
Sport
8 Shkurt 2024, 16:53
SHBA - Historia e Cristiano Ronaldos përbëhet nga gola dhe tituj, kjo është e sigurt, por portugez është mësuar t&e...
Sport
8 Shkurt 2024, 16:27
ARABIA SAUDITE - Luís Castro hodhi poshtë çdo dyshim që mund të ketë ekzistuar për mungesën e Cristiano Ronaldos n&e...
Sport
8 Shkurt 2024, 16:17
ANGLI - Bukayo Saka vazhdon të tregojë se është yll brenda dhe jashtë fushës. Sulmuesi i ri kohët e fundit ka ndihmuar...